E imagjinoni dot të të kapë një top i goditur nga Ronaldo?
Sami Khedira e provoi mbrëmjen e djeshme dhe ndoshta shpirti i tij e di çfarë dhimbje i ka shkaktuar.
Juventusi fitoi ndaj Sasuolos 3-0, por një moment që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ishte ai kur portugezi goditi me top mesfushorin gjerman.
Në minutën e 60-të të ndeshjes Cristiano Ronaldo godet fort topin, me qëllim portën kundërshtare.
Mirëpo, topi godet kokën e Sami Khedira, i cili ishte i papërgatitur dhe plaset përtokë.
Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale.
Fatmirësisht, nuk pati pasoja për mesfushorin gjerman. Pas ndeshjes, Khedira i ka drejtuar Ronaldos një mesazh në Twitter.
Ai i shkruan:
Cristiano Ronaldo has just thundercunted the ball straight in Sami Khedira’s face. #SassuoloJuve #ForzaJuve pic.twitter.com/11DQVfrEku
— Adam Cotterill🐺 (@AdamC456) February 10, 2019