JOQ Albania
Home

Pamje të rënda/ 22-vjeçarja shqiptare shtatzënë përplaset në trotuar nga kamionçina
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11/02/2019 11:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë është regjistruan në Kosovë. Mësohet se një 22-vjeçare, e cila ishte shtatzënë është përplasur nga një kamioçinë.

Sipas mediave kosovare, në momentin që ka ndodhur aksidenti e reja ishte duke ecur në trotuar. Goditja ka qenë fatale për fëmijën, që ajo mbante në bark, ndërkohë që e ditur bëhet se ajo rrezikon edhe jetën e vetë.

Edhe pse drejtuesi i kamioçinës i ka dhënë ndihmën e parë, 22-vjeçarja ka pësuar dëmtime të shumta.

Për  televizionin T7 familjarët e vajzës kanë thënë se e kanë përjetuar keq humbjen e  foshnjës.

Kurse mjekët thonë se 22-vjeçarja ka pasur hemorragji të brendshme dhe i është nënshtruar dy operacioneve. Gjithashtu mësohet se drejtuesi i kamionçinës është shoqëruar në komisariat.