JOQ Albania
Home

Dritan Dajti vrau 4 policë dhe i dhanë 25 vite burg, shfajësohet gjyqtari: Ky s’ishte vendimi im
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11/02/2019 10:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tri ditë më parë Gjykata e Apelit te Krimet e Rënda rrëzoi vendimin burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin, i cili është dënuar për vrasjen e katër oficerëve të policisë në Durrës.

Dajti do të vuaj vetëm 25 vite burgim, për vrasjen e katër policëve. Kjo gjë shkaktoi revolta në opinionin publik, madje edhe ambasadori i BE, Soreca reagoi për këtë gjë.

Kurse gjatë ditës së sotme kryetari i Gjykatës së Apelit Shkodër ka publikuar vendimin në profilin e tij në Facebook.

Në këtë dokument që gjyqëtari, Fuat Vjerdha ka publikuar dallohet se ai ka firmosur pjesërisht kundër uljes së dënimit.

Mësohet se trupi gjykues i Dritan Dajtit kishte kryetar Fuat Vjerdhën anëtarë ishin Lindita Hoxha, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skender Damini.