Në vendin tonë po rritet numri i vajzave dhe grave shqiptare që po u nënshtrohen operacioneve plastike në organin gjenital.
Mjekët gjinekologë shprehen se ky trend po vjen në rritje, jo vetëm për femrat që kanë lindur fëmijë, por edhe për ato në moshë të re.
Mjeku gjinekolog, Avenir Balili është shprehur për Klan+ se veç procedurave më të zakonta në këtë zonë, ka pasur raste kur pacientet kanë kërkuar ekzagjerime.
Por, sipas tij këto ndërhyrje nëse nuk bëhen nga specialistë sjellin gjymtim dhe dëmtime të pakthyeshme.
Një tjetër shqetësim i ngritur nga gjinekologu Balili është vendosja e “piercing” apo tatuazheve në organe gjenitale. Në këto raste mund të shkaktohen edhe probleme të rënda shëndetësore.