JOQ Albania
Home

Muaj i tretë i protestave/Degjeneron situata në Francë, “Jelekët e Verdhë” përleshen me njëri-tjetrin
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/02/2019 23:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndërkohë që protestojnë në javën e 13-të, anëtarët e lëvizjes së “Jelekëve të Verdhë” në Francë janë përleshur edhe me njëri tjetrin.

Disa foto të marra nga lart tregojnë kaosin e formuar mes anëtarëve të lëvizjes anti-qeveritare gjatë të shtunës.

Sipas mediave vendase, grupe rivale janë përballur me dhunë në Lyon në një ditë kur ata supozohej të ishin të bashkuar kundër qeverisë së Presidentit Emmanuel Macron.

Raportohet se një grup i krahut të djathë të “Jelekëve të Verdhë” është përplasur me grupin e krahut të majtë dhe rezultati ishte “masakër” e vërtetë.

Një protestues që dëshmoi dhunën në qytetin juglindor u shpreh:

Ata po përdornin çdo armë të mundshme që u binte në dorë dhe policisë iu desh të ndërhynte që t’i ndante."

Skenat u kapën nga dëshmitarë të tjerë që i postuan më pas edhe në mediat sociale. JOQ Albania