JOQ Albania
Home

Abone me mik, 80% e studentëve nuk mund të përfitojnë abone studenti
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 10/02/2019 21:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për të përfituar një abone studenti duhet të kesh mik ose duhet ti drejtohesh tregut të zi në rrugë informale. Studentët thonë se e kanë të vështirë që çdo muaj të sigurojnë abonenë me 600 lekë, ndaj detyrohen që të paguajnë sa të gjithë qytetarët që përdorin transportin publik 1600 lekë.

E sikur të mos mjaftonte kjo, për të përfituar abone studenti janë vënë prej kohësh edhe disa kushte absurde. Ato janë vetëm për studentët që banojnë në konviktet e "Qytetit Studenti", por edhe studentët që jetojnë në konvikte nuk mund ta përfitojnë nëse studiojnë në universitete që nuk janë larg në distancë.

Deklarata e studentit:

Abonenë këtu e marrin vetëm personat që kanë miq. Shikoj në autobus njerëz tek të 40-at që kanë abone ndërsa unë si student rri me abonenë e përgjithshme."

Studentja shprehet:

Asnjëherë nuk e kemi marrë abonenë e studentit, blejmë abone të përgjithshme si gjithë të tjerët.Nuk është në treg, vetëm në tregun e zi.Mund ta marrësh nëse ke ndonjë mik apo njohje. Autobusët e Kamzës por edhe të Tiranës së Re nuk e pranojnë abonenë e studentit. Zakonisht merret përmes mikut, nëse ke dikë që njeh atëherë mund ta marrësh abonenë."

Shqetësimi ngrihet edhe nga Qëndresa Qytetare. Në një raport të saj bëhet me dije se 80% e studentëve nuk përfitojnë abone për shkak të numrit të limituar që del në treg.

Deklarata e zyrtarit:

13904 abone prodhohen çdo muaj për studentët e Tiranës. Kjo shifër plotëson vetëm 20% të numrit total të studentëve që kryejnë studimet në Tiranë. Bashkia nuk ka një procedurë ligjore të saktë për shpërndarjen e aboneve.
Mungesa e kësaj procedurë ligjore ka sjellë abuzim dhe as këta 13904 studentë nuk mund ta aksesojnë në mënyrë të drejtë blerjen e kësaj aboneje".

Aboneja nuk është i vetmi shërbim i munguar. Edhe pse është një detyrim ligjor, studentët nuk përfitojnë ende kartën e studentit.