Të brendshmet janë veshjet më të rëndësishme për një femër. E themi këtë, pasi ato qëndrojnë për një kohë më të gjatë në kontakt me trupin tonë dhe pjesët delikate, siç janë organet gjenitale.
Për këtë arsye mjekët gjinekologë kanë dhënë tri raste, në të cilat femrat nuk duhet t’i veshin të brendshmet e tyre, por t’i hedhin.
Pra, nëse mbathjet tuaja mbajnë erë edhe pse ju keni pas orë që i keni veshur, mos i vishni më por i hidhni. Këto mbathje ndoshta përbëhen nga material sintetik që i mban papastërtitë në sipërfaqe, duke i vënë mikrobet në kontakt me lëkurën gjenitale.
Nëse edhe pasi i lani në të brendshmet tuaja dhe në to mbeten njolla të verdha duhet t’i hidhni sepse copa e mbathjeve tuaja ka mbledhur papastërtitë dhe ato nuk janë më higjenike.
Edhe në rastin kur shikoni se mbathjet tuaja janë zgjeruar dhe varen duhet t’i hidhni sepse nuk ju mbrojnë si duhet dhe lejojnë mikrobet të futen.