JOQ Albania
Home

Aksident në rrugën e Elbasanit, një person mbetet i shtrirë përballë stacionit të autobusit
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 10/02/2019 20:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën e Elbasanit në kryeqytet. Një person është aksidentuar nga një automjet, ku ende nuk dihet gjendja e tij. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, ku edhe trafiku është paralizuar.

Ngjarja ka ndodhur përballë stacionit të autobusave në afërsi të Liceut.

Ambulanca ende nuk ka mbërritur në vendngjarje.

Një qytetar i ka shkruar redaksisë JOQ Albania:

JOQ sapo shtypen nje person tek rruga e Elbasanit. Ambulanca me shume se gjysëm ore pa ardhur. Robi ngeli shtrire pertoke, i benin veri. Policia fotografonte vendin e ngjarjes, ktu vdes robi kot se koti."