Këshilltari i Presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, ka konfirmuar se komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas, j majori Timothy Orr e ka anuluar vizitën në Kosovë.
Arifaj ka thënë se njoftimin për anulimin e vizitës së gjeneralit Orr e kanë marrë nga Komandanti i FSK’së, Rrahman Rama, i cili ka pasur takim me zyrtarët e SHBA’së në Ambasadën në Prishtinë, transmeton JOQ Kosova.
“Gjeneral Rama vetëm na ka njoftuar për anulimin e vizitës së gjeneral majorit Timothy Orr”, ka thënë Arifaj.
Ai ka thënë se Shefi i FSK’së i ka sqaruar në letrën njoftuese se anulimi i vizitës së zyrtarit amerikan ka ardhur për shkak të mosvazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Zyrtarët të FSK’së dhe as të Ministrisë së Mbrojtjes nuk kanë dashur të flasin për këtë temë.
Zyrtarët të Ministrisë së Mbrojtjes kanë thënë se Rrahman Rama e ka njoftuar edhe Ministrin Rrustem Berisha dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj për anulimin e vizitës.
Zyrtarët amerikanë kanë ndëshkuar Ramush Haradinajt me mosdhënie të vizës amerikane për shkak të mos heqjes së taksës ndaj produkteve serbe e boshnjake.