Politika e Kosovës në udhëkryq për dialogun

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 10.02.2019, 18:35

Përfaqësuesit e Ekipit negociator të Kosovës thonë se po punohet në platformën për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi, që po zhvillohet në Bruksel me lehtësimin e Bashkimit Evropian.

Autoritetet qeverisëse në Kosovë, pa dy partitë më të mëdha opozitare, po hartojnë platformë dhe miratojnë Ligjin për dialogun. Ndërkohë që nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian bëhet e qartë se vazhdimi i dialogut ndërlidhet me pezullimin e tarifës doganore që u është vendosur importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Njëri nga kryesuesit e Ekipit negociator, Fatmir Limaj, i cili është edhe zëvendëskryeministër i Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë, se në javën e ardhshme do të përfundojë puna në platformën për bisedime dhe më pas ajo do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës.

Deklarata e Limajt:

Nëse nuk do të mund ta unifikojmë faktorin politik në Kosovë, të paktën duhet të unifikojmë qëndrimet dhe jeni duke punuar fort në draftimin dhe përfundimin e platformës për dialogun dhe shpresoj që ajo platformë të paraqesë ose të reflektojë qëndrimet e përbashkëta të faktorit politik të Kosovës që do të dërgonte një mesazh dhe Kosova përfundimisht ta ketë një pozicion zyrtar në raport me dialogun me Serbinë.”

Limaj tha se partitë politike opozitare do të ftohen për të kontribuuar në këtë proces dhe po ashtu do të informohen me takimet e zhvilluara deri më tash në Bruksel dhe punën e bërë.

Limaj shton:

Qëndrimi i Republikës së Kosovës, ose platforma jonë, konsiston në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Kosovës. Dokumentet bazë që kanë sjellë pavarësinë e Kosovës, deklarata e pavarësisë, pakoja e Ahtisaarit, vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e kështu me radhë. Me një fjalë, e gjithë platforma është ndërtuar në frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit