JOQ Albania
Home

Dënimi me 25 vite burg për Dritan Dajtin, “autorët e këtij akti të përballen me drejtësinë”
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10/02/2019 14:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fyerje për gjakun e dëshmorëve të Policisë dhe atentat ndaj drejtësisë e quajti ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj vendimin për dënim me 25 vite burg ndaj Dritan Dajtit, autorit të vrasjes së 4 personave në Durrës në vitin 2009.

Lleshaj tha se ky vendim jo vetëm që duhet zhbërë nga Gjykata e Lartë, por ata që dhanë vendimin duhet të përballen me ligjin.

Lleshaj u shpreh:

Nuk mund dhe nuk do të ketë paqe në shpirtin e Policisë së Shtetit, por edhe mua si ministër i Brendshëm, derisa ky vendim jo vetëm të zhbëhet nga Gjykata e Lartë, por derisa autorët e këtij akti të pashëmbullt dhe fyes për gjakun e gjithë dëshmorëve të policisë së shtetit të përballen me ligjin dhe drejtësinë e vërtetë".

Shum "të prekur" na u shfaqën sot Ministrja e Drejtësisë dhe Ministri i Brendshëm, pas këtij vendimi dhënë për Dritan Dajtin. A thua se këta nuk ishin duke pritur këtë vendim?