JOQ Albania
Home

“T’fala Dritan Dajtit!”, Rama i kthehet ashpër komentuesit: Mos u zgërdhi shumë se…
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10/02/2019 13:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dritan Dajti autori i vrasjes së 4 policëve në plazhin Iliria në vitin 2009 në Durrës, i shpëtoi burgimit përjetë.

Kjo ka sjellë reagimin jo vetëm të politikanëve kundërshtarë të kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë se ka gisht në dënimin e Dajtit, por edhe qytetarët nuk janë kursyer.

Një komentues e ka thumbuar Kryeministrin, duke i kërkuar ti bëjë të fala Dritan Dajtit gjë që ka nxitur kundërpërgjigjen e Ramës.

Komentuesi shkruan:

Të fala Dritan Dajtit! Hahah del krimineli për vrasje të katërfishtë nga burgu dhe ti thua që s’kam timonin e drejtësisë. Hahahah për çfarë erdhe në pushtet apo për të bërë llaç edhe tulla?"

Pas kësaj Rama i përgjigjet:

Mos u zgërdhi shumë se na keput ndonjë nerv e të mbetet goja kantato! Timonin e drejtësisë ky sistem i’a jep pushtetit gjyqësor dhe i’a ndalon me Kushtetutë e me ligj qeverisë, që ta marresh vesh zotrote, ndërsa qeveria dhe une kemi ndërmarrë reformën më të thellë të drejtësisë, pikërisht që të pastrohet sistemi nga fundërrinat që e morën peng 30 vjet. Ky proces ka nisur dhe do kërkojë mundimin e kohën e vet, kështu që fute gjuhën brenda dhe mblidhi buzët e shqyera vesh me vesh, se shtetbërja s’është llaf goje.”

Viktimat që mbetën të vrarë në Durrës janë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari. Gjithashtu Dritan Dajti, ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo.