Mohamed Salah ka vendosur të ndryshojë pamjen.
Futbollisti egjipitan ka hequr mjekrën dhe tashmë duket totalisht i tjetërsuar.
Ai u shfaq në Instagram me look-un e ri, ndërsa të gjithë fansat kanë mbetur të habitur nga pamja e tij e re.
Ishim mësuar ta shihnim Salahun gjithmonë me mjekër, kjo edhe për shkak të fesë së tij, por lojtari ka provuar diçka ndryshe.
Ndërkaq, në aspaketin futbollistik, sulmuesi i Liverpoolit po vijon të kalojë një formë mjaft të mirë te skuadra e kuqe.