“The Times”: Serbia në BE vetëm po njohu pavarësinë e Kosovës

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 09.02.2019, 16:27

Ndarja e Kosovës është një nga temat që ka ndezur shkëndija tensioni në rajonin e Ballkanit. Nga ana tjetër flitet për një marrëveshje paraprake Thaçi-Vuçiç për shkëmbim territoresh.

Për çështjen më të nxehtë ka shkruar sot e përditshmja britanike “The Times”, e cila thekson se “hyrja e Maqedonisë në NATO shënon fundin e një betejë të gjatë, por hartimi i rajonit në një mënyrë që do t’i kënaqte të gjithë aktorët mbetet ende një pikë e pamundur.”

Duke e përshkruar ish-Jugosllavinë si një ‘puzzle’ e kompozuar nga shtatë pjesë, gjashtë ish-republikat plus Kosovën, “Times” shkruan se dy dekada pas përfundimit të luftës në Ballkan, Bashkimi Evropian dhe NATO po numërojnë shtetet e sapolindura duke investuar në to miliarada dollarë dhe duke premtuar partneritet, në përpjekje për të garantuar paqe dhe zgjidhje për kufijtë.

Mesa duket "The Times" dhe shumë vende të botës nuk po i lënë shumë zgjidhje Serbisë. Për disa ditë, Kosova feston edhe pavarësinë e saj. 17 Shkurti i vitit 2008 shënoi një nga datat më të rëndësishme të historisë së Kosovës dhe përmbylli sakrificën e popullit shqiptar të Kosovës për liri e pavarësi.

Me hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe në të ardhmen, potencialisht si një vend që do të fillojë negociatat për hyrje në BE, me pjesët veriore dhe jugore të ‘puzzle-it’ të Kroacisë, Sllovenisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë duket se gjithçka është përmirësuar, por Serbia, Bosnja dhe Kosova, ende mbesin në zemër të këtij rajoni që ende diçka po shkon keq, shkruan Times.

Sipas këtij shkrimi, gjatë vitit të kaluar, presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, kanë negociuar prapa dyerve të mbyllura për një marrëveshje për ‘shkëmbim territoresh’ apo atë që e quajnë ‘korrigjim kufiri”, por sidoqoftë ‘vizatimi i kufijve ende nuk do të jetë një hap i lehtë”. “The Times” shkruan gjithashtu se nëse arrihet një marrëveshje, Beogradi do ta njihte pavarësinë e Kosovës, do të hapej dera e anëtarësimit të Serbisë në BE dhe se një plan i tillë, është i mbështetur nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Por problemi sipas “Times” është se “plani i Kosovës inspiron një jetë të re në ambicien e Milorad Dodikut të Republikës Serbe”.

“Dhe nëse kjo fillon të implementohet kështu, do të mbetet një rrugë për zgjidhjen e kufijve nëpër të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë dhe njëra nga shtatë pjesët e ‘puzzle’ potencialisht mund të eksplodojë”, thekson prestigjiozja britanike.

Sipas gazetës britanike, thirrjet e Putinit gjatë vizitës në Serbi për Perëndimin ishin se “nuk do të ketë zgjidhje për Kosovën pa qenë edhe Rusia aty” dhe se Putin ka pozicionuar tashmë veten si një garantues për procesin në Kosovë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit