Habit Milaim Zeka: Po mos të isha baba, do isha bërë terrorist

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 09.02.2019, 10:30

Deputeti Milaim Zeka ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin Zonë e Lirë të Arian Çanit.

Zeka ka folur lidhur me jetën e tij politike, teksa ka treguar për rastin e arrestimit të tij, kur e mori vesh nga portalet se Prokurori kishte vendosur ta arrestonte dhe lidhur me këto dënime të padrejta, u shpreh se nëse nuk do ishte baba, do të ishte bërë "terroristi më i madh i Ballkanit".

Zeka u shpreh:

Skandali më i madh është se pa shkuar letra e Prokurorit tek policia që unë do arrestohesha, prokurori e kishte dhënë lajmin tek mediat dhe unë e mora vesh nga portali. Më pas, erdhi një police, nxorri arrestin e Prokurorit dhe më tha “më vjen keq por duhet të të arrestojmë”. Gjëja e parë që më erdhi në mendje në atë moment ishte kjo se unë kam bërë dokumentar dhe kam lexuar histori të terroristëve më të mëdhenj në botë. Unë e kam thënë në gjykatë para Prokurorit: “Të mos isha baba i katër vajzave, isha bërë terroristi më i madh i Ballkanit sepse po lëndon familjen time pa patur asnjë provë. Po të ishte Kosova anëtare e Gjykatës së Strasburgut, do të isha bërë multimilioner. Më datë 19 shkurt të 1992 jam arratisur nga Kosova. Nuk kam qenë në asnjë minutë në jetën time në Evropë në asnjë polici në ndonjë shtet dhe me ta thy krejt pasqyrën e jetës një prokuror kriminel, hajdut, i korruptuar, bashkë me një President të vendit që ka inate personale me mua, është shumë e rëndë. Unë e kam mbështetur Hashim Thaçin në politikën e tij të jashtme, por unë nuk do ja bëja këtë gjë atij po të isha President. Vetëm në një pikë bashkohem me Trump e Edi Ramën: Kur tha që do e bëjmë ligjin kundër shpifjes. Këta gazetarë po bëjnë gazetari pornografi vetëm për ca klikime, se mua më dhimbset fëmija”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit