Fajëson mediat për agresion, por Rama bën autogol me rastin e përdhunimit të 13-vjeçares

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 08.02.2019, 19:01

Prej disa ditësh opinioni publik në Shqipëri është tronditur nga përdhunimi i 13-vjeçares nga 7 bashkëmoshtarët e saj në Kavajë.

Ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka bërë apel dhe madje ka fajësuar mediat se po tregohen agresive me rastin e 13-vjeçares.

Ndërkohë gjatë pasdites së sotme ministrja dhe deputetja, Elisa Spiropali ka qenë në familjen e 13 vjeçares dhe ka zhvilluar një intervistë me ta.

Por për çudinë e të gjithave atyre që ka deklaruar Rama në lidhje me ruajtjen e privatësisë së vajzës, kjo intervistë është publikuar edhe në profilin zyrtar të kryeministrit me zë dhe figurë. Në video identifikohen mjaft qartë se cilët janë prindërit e vajzës.

Krahas videos së publikuar ai ka shkruar:

Ministrja dhe deputetja Elisa Spiropali, viziton familjarët e vajzës së mitur në Kavajë. Ata ndjehen të pambrojtur nga agresioni publik i politikës e medias dhe luten për respektimin e privatësisë së vajzës."

Ndërkohë mediat nuk kanë dhënë asnjë detaj, i cili mund të çonte në identifikimin e vajzës, sepse dihet që gjendja e saj psikologjike saj do rëndohet më shumë, kurse vetë kryeministri Rama ka nxjerrë me zë dhe figurë dy prindërit e vajzës së mitur.

Komentet ju takojë juve tani.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit