Shokon hoxha kosovar: Për vajzën që u përdhunua nga polici dhe mësuesi, thotë se ndikoi veshja provokative

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.02.2019, 10:33

Imami i një xhamie në Malishevë, Bedri Bytyqi, konsideron se e mitura nga Drenasi, e cila ka qenë viktimë e abuzimit seksual, ka provokuar me veshje gjë që sipas tij ka ardhur deri të akti.

“Faji është i gjithanshëm, sepse kur nxënësja shkon në shkollë me veshje dhe dukje provokative, kur prindërit krenohen me veshjen dhe dukjen e saj provokative, kur mësuesi i paedukatë, mezi pret t’i ngacmoi e shfrytëzoi nxënëset e tij, e keqja është në prag”, ka thënë imami Bytyqi.

Bytyqi thotë se si shoqëri ekziston nevoja për moral institucional ose për institucione morale, raporton JOQ Kosova.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Nevoja për moral institucional apo për institucione morale!Në Kosovën tonë të “dashur” ka vend dhe hapësirë për çdo gjë që nuk është e mirë, për çdo gjë që nuk është morale, nga ajo më e vogla deri të më e madhja, e cila është e vogël dhe e madhe nuk dua ta definoj!

Java filloi me një kronikë nga RTK-ja, e cila kronikë ishte vendosur ndër lajmet e para të edicionit informativ, për një keqkuptim që kishte ndodhur mes Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri dhe një qytetari për (mos)pagesën e anëtarësisë si rrjedhojë për (mos)kryerjen e ceremonisë së varrimit!
RTK i mbyll sytë përballë lloj-lloj skandali që ndodh nëpër institucionet publike shtetërore por është syçelë dhe mezi pret që të ndodhë diçka në institucionet fetare Islame për të bërë kronikë e për të qenë lajmi kryesor, pavarësisht se RTK si televizion publik paguhet nga 95% myslimanë!
U mundua të njollos petkun e Imamit por u njollos vet!
Vazhdoi e dita e marte me skandalin e policit ndaj një të miture, që erdhi si pasojë e ngacmimit seksual të mësuesit ndaj nxënëses, kjo e fundit për të kërkuar ndihmë nga polici e gjeti vetën në prehrin e tij!
Faji është i gjithanshëm, sepse kur nxënësja shkon në shkollë me veshje dhe dukje provokative, kur prindërit krenohen me veshjen dhe dukjen e saj provokative, kur mësuesi i paedukatë, mezi pret t’i ngacmoi e shfrytëzoi nxënëset e tij, e keqja është në prag!
Kur ne i kemi sytë në ndihmën e policëve tanë, e ata(ai) na “ndihmojnë” duke na shantazhuar e duke shfrytëzuar rastin, s’na mbetet tjetër veçse ta marrim vet ligjin në dorë!
Këto skandale që pak i dimë e që shumë janë në realitet, na tregojnë se qëndrojmë keq si shoqëri, se duke dashur të bëhemi dikush tjetër, kemi harruar se cilët ishim, se urgjentisht kemi nevojë për moral institucional ose për institucione morale!
Duhet rritur koeficenti moral! Bedri Bytyçi

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit