Një kryetar komunal në Kosovë, paguan 18 mijë euro tender për Facebook

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.02.2019, 10:05

Paraqitja publike e Kryetarit të Ferizajt Agim Aliu në rrjete sociale, në fotografi e video i ka kushtuar kësaj komune hiç më pak se 18 mijë euro.

Komuna e Ferizajt ka shpallur një tender vitin e kaluar për “Administrimin e profilit të kryetarit të Komunës në rrjete sociale” me vlerë prej 750 euro në muaj në kohëzgjatje prej 2 vitesh. Përfitues i kësaj kontrate është kompania “Shëndet Aliu B.I” nga Ferizaji me pronar Shëndet Aliun.

Ky i fundit është djali i vëllait të drejtorit të Urbanizmit, Lulzim Aliu, transmeton JOQ Kosova.

Këtë e ka pranuar edhe vetë Drejtori i Urbanizmit në komunën e Ferizajt në një bisedë për KALLXO.com. “Po është djali i vëllait tim”, tha shkurt Aliu.

Shëndet Aliu, që në të kaluarën ka qenë edhe fotograf personal i kryetarit Agim Aliu ka thënë shkurt ka thënë se nuk dëshiron të flas për këtë temë.

“Nuk dua të deklarohem për këtë temë. Nuk e di e nuk e kam mendu se do të bëhet kaq e madhe. S’ka të bëj me afërsi familjare asgjë. Nuk dua më shumë të flas për këtë temë” ka thënë ai shkurt.

Ndërkaq, Zyra për Informim e komunës ka shpjeguar se pse ka hapur tender për menaxhimin e profileve të kryetarit Aliu.

“Me kontratën përkatëse, trajtohet një gamë e veprimeve që do të ndërmerren nga i kontraktuari, të parashikuara me kontratë, për institucionin e Kryetarit të Komunës” thuhet në përgjigjen e zyrës për informim.

Komuna ka shpjeguar edhe aktivitetet që janë paraparë të bëhen përmes kontratës, e që nuk është vetëm menaxhimi i faqes së kryetarit Aliu në ‘Facebook’ por edhe të tjera punë, si përpunimi i videove, dizjanimi e të tjera.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit