Haradinaj ashpërson tonet me Ramën: E lus që të merret me përgjegjësitë e veta, jemi dhe ne këtu

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.02.2019, 23:58

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ashpërsuar tonet me homologun e tij Edi Rama.

Haradinaj teksa përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve, i ka kërkuar Ramës që të merret me përgjegjësitë e tij, pasi në Bruksel është i pabesueshëm.

Nga emisioni “Pressing”, Haradinaj komentoi edhe darkën me liderët e koalicionit dhe kryeministrin shqiptar, duke thënë se ishte ideja e këtij të fundit.

Haradinaj tha:

Nëqoftëse në Bruksel e dijnë që Rama po favorizon prekjen e kufijve të Kosovës, atëhere si do të jete figurë e besueshme ai për Brukselin dhe për Berlinin. E lus kryeministrin Rama që të merret me përgjegjësitë e veta. Që na ndihmon me mendime dhe sugjerime dakord, por jemi edhe ne ktu.

Përsa i përket Baton Haxhiut, Haradinaj tha se po përfshihet në një axhendë që nuk i takon.

Haradinaj shtoi:

Unë e shoh Batonin të përfshirë skajshmërisht në një agjendë që nuk është edhe aq e rëndësishme për të. Nuk duhet me marr ma shumë rol se çke.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit