Shokon gazetari që zbuloi skandalin në Kosovë: Polici ka lidhje familjare me 16-vjeçaren që përdhunoi

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 07.02.2019, 21:57

Përdhunimi i 16-vjeçares nga profesori i lëndës së informatikës dhe oficeri i policisë Vesel Veseli, ka tronditur së tepërmi Kosovën. Mijëra qytetarë kosovarë u mblodhën sot në protestë, me moton " Përdhunuesit në burg".

Gjatë protestës u regjistruan momente tensioni mes policisë dhe qytetarëve. E gjitha nisi pasi këta të fundit i kërkuan policëve të bënin dy hapa prapa në shenjë solidariteti me vajzën nga Drenasi.

Më tej protestuesit kanë nisur ofendimet ndaj policëve, duke i quajtur kriminele, apo shërbëtorë të presidentit, Hashim Thaçi apo Kreut të Kuvendit, Kadri Veseli.

Ndërsa në orën 19:00 tek "Insajder" u trasmetua intervista ekskluzive e vajzës së përdhunuar nga profesori dhe oficeri i policisë. Me kapuçin e xhupit në kokë dhe kamerat e fokusuara mbrapa shpinës së saj, vajza e përdhunuar u është përgjigjur pyetjeve të gazetarit. Në shumë momente vajza ka pasur edhe vështirësi të përgjigjej.

Ende ajo është e shqetësuar sesi do shkojë puna e saj. Abuzimet e para seksuale kanë ndodhur me profesorin, i cili i jepte lëndën e informatikës. Kur ishte në klasën e 10 profesori e ngacmonte derisa ushtroi edhe dhunë seksuale ndaj saj. Ai fillimisht i shkruante në rrjetin social Facebook. E pyetur nga gazetari se kur kishte pranuar të dilte me profesorin, ajo u përgjigj se kishte pranuar pas një jave.

Kryeredaktori i Gazetës Online Insajderi, Vehbi Kajtazi i cili ka publikuar skandalin lidhur me abuzimet seksuale nga mësuesi dhe polici, ndaj 16-vjecares në Drenas ka thënë sot se polici Vesel Veseli është i afërm me familjen e viktimes.

Ai fillimisht ka thënë se ky rast është i tmerrshëm për dy arsye. Sipas tij arsyeja e parë është përvoja e saj me dy persona që kanë pasur arsyeje dhe pushtet. Ndërsa arsyeja e tjetër është autoriteti i mësuesit gjatë kohës së ndjeshme që ka qenë e mitura e më pas ku sipas tij është keqpërdorur.

Deklarata e gazetarit:

Ky rast është i tmerrshëm për dy arsye. E para përvoja e saj që nga mosha 15 vjeçare me dy burra të moshuar dhe me më shumë vite se ajo. Të cilët kanë mjaftë pushtet dhe autoritet. Duhet me pa edhe kontekstin shoqëror dhe social e para familja e viktimës me kushte të vështira ekonomike. Të gjithë të papunë, babai i saj punon si punëtor krahu. E dyta mësuesit na kanë mësuar se bëhen si prindër të dytë. Në këtë rast ka pasur autoritet për shkak se ka qenë arsimtar dhe vajza ka qenë në kohën e pubertetit ku është mjaftë e ndjeshme. Në asi moshe kuptohet që nuk mundet me gjykua drejtë.”

Po ashtu më tej ka thënë se rrëfimi i A.G., është mjaftë i sinqertë ku tregon historinë e saj.

Gazetari shton:

Unë e konsideroj të sinqertë rrëfimin e saj. Pas marrëdhënies së saj ajo tregon që ka insistuar me u martua për shkak se ajo thotë ‘kush më merr mua kur e din që kam qenë në lidhje’. Problemi për mua fillon në polici. Kur raporton në polici që qëllon Veseli ku me të ka edhe raporte familjare.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit