Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se gjithmonë, kënaqësi e veçantë të bisedojë me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo.
Takimi u bë në Departamentin e Shtetit dhe u përqendrua tek marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe tarifat ndaj Serbisë.
Postimi i plotë i Thaçit:
Si gjithmonë, kënaqësi e veçantë të bisedoj me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo. Edhe sot, në Lutjet e Mëngjesit, biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. U rikonfirmua edhe një herë përkrahja e plotë e SHBA-së për dialogun dhe për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe finale të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë."