Polici Vesel Veseli i cili po dyshohet se ka dhunuar 16 vjeçaren nga Drenasi, për çka edhe po mbahet në paraburgim, po flitet si i përfshirë në një abuzim tjetër seksual.
Një ish-asamblist i Komunës së Drenasit po thotë se i njëjti kishte abuzuar seksualisht edhe me një zyrtare komunale të këtij qyteti, raporton JOQ Kosova.
Të paktën kështu po pretendon ish-asambleisti i Komunës ku ndodhi ngjarja, Xhavit Drenori, duke thënë se dikush e ka fshehur rastin.
Madje për këtë rast, sipas Drenorit, ishte në dijeni edhe Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Ai beson se po të zbardhej rasti i mëhershëm, ngjarja e rëndë nuk do t’i ndodhte 16 vjeçares.
Postimi i plotë i tij:
Ka dyshime qe kryetari Lladrovci ka qene i informuar me heret me veprime te paligjshme te policit V.V. te natyres se njejte me nje zyrtare komunale.
Nje pyetje:
Ku mbeti rasti? Kush e fshehi?
Sikur t’i shkohej deri ne fund atij rasti, nuk do te ndodhte rasti i 16 vjeçares.
Kryetari duhet te flas!