Kosova “e varfër” shpenzon 1 miliard euro për një tjetër autostradë

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 07.02.2019, 14:27

Kosova është një shtet i varfër ekonomikisht, por investimet për t’i pasur rrugët nga më modernet kapin shifra të larta. Pa përfunduar një autostradë, në shtetin e Kosovës fillojnë punimet për një tjetër rrugë e autostradë.

Buxheti i shtetit në vitet e fundit ka shkuar në rrugë dhe asfalte. Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se gjatë këtij viti pritet të nisë së ndërtuari edhe një autostradë tjetër.

Autostrada e re pritet të lidhë qytetet Istog- Pejë – Deçan- Gjakovë dhe Prizren, andaj ndryshe njihet edhe si “Autostrada e Dukagjinit”. Kjo autostradë llogaritet të jetë ndër autostradat më të gjata në territorin e Kosovës, me 91 kilometra. Sipas “Monitor’’, për këtë projekt kanë filluar përgatitjet. Institucionet janë shprehur se do të realizohet sipas kritereve dhe standardeve më të larta.

Drejtues të Ministrinë së Infrastrukturës kanë bërë me dije për këtë projekt deri në muajin qershor do të ketë debatet publike me qytetarët e komunave, nëpër të cilat kalon autostrada. Kurse, në fund të vitit pritet që të fillojnë punimet për ndërtimin e saj. Siç kanë thënë në Ministrinë e Infrastrukturës, vlera e përafërt e këtij projekti, do të arrijë deri në një miliard euro.

“Kjo është vlera e përafërt, përfshirë këtu edhe shpronësimet e nevojshme. Para këto që pritet të shfrytëzohet nga buxheti i Kosovës”. Në Kosovë aktualisht, në proces të ndërtimit është autostrada Prishtinë – Gjilan – Konçul, që lidh Kosovën me Serbinë jugore, përkatësisht me Luginën e Preshevës. Punimet kanë nisur në muajin prill të vitit të kaluar, ndërsa kohëzgjatja e realizimit është 30 muaj. Rreth 87 milionë euro llogaritet se do t’i kushtojë buxhetit kjo autostradë.

Kurse, autostrada Prishtinë – Hani i Elezit, që lidh Kosovën më Maqedoninë, e quajtur “Arbën Xhaferi”, ishte paraparë të përfundonte në fund të vitit 2018. Por, ajo nuk ka përfunduar ende, duke i tejkaluar tashmë afatet e parapara. Autostrada e parë e ndërtuar në Kosovë, ishte ajo që e lidh Kosovën me Shqipërinë, e quajtur “Rruga e Kombit – Ibrahim Rugova”.

Infrastruktura rrugore, kryesisht ka mbizotëruar investimet në Kosovë këto vitet e fundit. Përveç autostradave, investime të mëdha janë përqendruar edhe në ndërtimin e rrugëve lokale e magjistrale. Përqindja më e madhe e buxhetit të Kosovës, zakonisht është ndarë pikërisht për ndërtimin e autostradave.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit