Prej kohësh e tallin për puçrrat në fytyrë, modelja e njohur: Kam qarë për ditë të tëra!

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07.02.2019, 11:36

Kendall Jenner mund të jetë një nga modelet më të mira të momentit, por kjo nuk do të thotë se ajo mund të shpëtojë nga problemet e përditshme të një vajze.

Vetëm pak kohë më parë, në një postim të gjatë dhe të sinqertë në llogarinë saj në Instagram, Jenner rrëfeu pasiguritë që ajo ka me veten dhe talljet që i janë bërë.

Problemi i vajzës, që duket sikur jeta i shkon fjollë, janë aknet. Qëkur ishte adoleshente modelja ka pasur probleme me lëkurën dhe, sipas saj, aknet shoqërohen edhe me personat që të tallin për to.

Në postimin e saj, Kendall tregon se problemi me puçrrat e ka bërë që shpesh të ndihet në ankth, të pashpresë dhe të pasigurt.

Ajo madje tregon që ka qarë me ditë të tëra për shkak se ndjekësit ia vinin shpesh në dukje me komentet e tyre fyese.

Super modelja tregon:

Ndërsa ka probleme shumë më të mëdha që po ndodhin në botë, pasja e puçrrave në fytyre për mua ishte shkatërruese...I kam pasur qëkur isha adoleshente dhe më kanë bërë të ndihem e pasigurt, e pa shpresë dhe të kem ankth. Ne e kurojmë jetën tonë në internet dhe zgjedhim momentet e bukura për t’i postuar. Dua t’i tregoj brezit të ri se jo çdo gjë është e përsosur. Unë kam qarë pa fund, me ditë të tëra, për shkak të gjërave që njerëzit më kanë thënë. Unë nuk jam mbinjerëzore, gjërat që njerëzit më thonë drejtpërdrejt apo në Internet më lëndojnë shumë..”

Jenner ka postuar një foto të sajën pa grim, me shpresën që të inkurajojë dialogun dhe pozitivitetin rreth gjendjeve të lëkurës. JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit