Bagëtitë pasi ngordhin përflitet që dërgohen në kompanitë e sallamerive për të prodhuar produkte të ndryshme, por në rastin që ne po publikojmë, shihet se kafshët hidhen në ujë.
Në qytetar ka dërguar disa foto në redaksinë e JOQ Albania, ku duket se një dele e ngordhur është hedhur në një kanal dhe e gjitha kjo ka ndodhur shumë pranë Parkut Kombëtar të Butrintit.
Qytetari shkruan:
Në fakt duhet të ndodhë që kafshët e ngordhura të groposen dhe në këtë mënyrë nuk ndotin ambientin si në rastin në fjalë, por fermerët nuk e kanë bërë.
Por edhe më shqetësuese në këtë rast është se nuk duken as autoritetet për mirëmbajtjen e mjedisit, sidomos pranë zonave të mbrojtura, që vizitohen nga shumë turistë. Pyetja që lind natyrshëm është se çfarë pune kanë më të rëndësishme mirëmbajtësit e ambientit, kur janë enkas për keto raste që i lënë delet e ngordhura ujërave?
Komentet u mbeten juve!