Haradinaj reagon për përdhunimin e të miturës në Kosovë, Rama “fle gjumë” për rastin e 13-vjeçares

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 07.02.2019, 09:34

Pas abuzimit seksual me një të mitur në Drenas nga mësuesi i saj dhe nga një polic, ka reaguar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një postim në Facebook, Haradinaj shkruan se ndihet i tronditur nga kjo ngjarje e rëndë dhe kërkon menjëherë që organet e drejtësisë të merren me rastin.

Kryeministri falenderon gjithashtu mediat për angazhimin e pandalshëm dhe për raportimin e rasteve të tilla, ku sipas tij shtyjnë reagimin institucional dhe shtetëror.

Reagimi i Haradinaj:

Me shqetësim mora lajmin për rastin e fundit të abuzimit seksual me të miturën nga Drenasi. Jam i tronditur që një mësues që i besojmë femiun dhe një polic që i besojmë sigurinë të abuzojnë me një të mitur. Përgëzoj reagimin e shpejtë të autoriteteve komunale dhe qëndrore ndaj këtyre abuzuesve. Bashkëndjejë me familjen e të abuzuares dhe i siguroj që organet e drejtësisë do të merren me rastin seriozisht. Dua t’i falenderoj mediat për angazhimin e pandalshëm që të raportojnë për raste të tilla dhe të shtyejnë reagimin institucional dhe shoqërore. Apeloj te të gjitha vajzat dhe gratë që janë cak i abuzimeve dhe kërcënimeve të kësaj natyre, të paraqesin rastet dhe të raportojnë dhunuesit."

Risjellim në vëmendje se një ngjarje e rëndë u bë publike edhe disa ditë më parë në Kavajë, pasi një 13-vjeçare ishte përdhunuar në grup nga 8 djem, për rreth dy muaj rresht.

Por nga qeveria nuk pati asnjë reagim, deri kur në një konferencë për mediat ministrja e Marrdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh se me raste të tilla bëhen edhe skenarë filmash, ndërsa kryeministri Edi Rama deri më "fle gjum".

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit