Dy sërfistë të guximshëm në Miçigan nuk i lejuan temperaturat nën zero që t’i ndalonin nga praktikimi i sportit të tyre.
Allen Finau dhe Daniel Schetter janë fotografuar duke eksploruar Lake Superior gjatë vorbullës polare që ka goditur prej më shumë se një jave SHBA-të.
Fotot e mahnitshme, që gati duket si surreale janë shkrepur nga fotografi i natyrës, Devon Hains. Ai fotografoi dy miqtë e tij të “krisur” ndërkohë që temperaturat në Miçigan ishin ulur deri në minus 30 gradë Celsius.
Allen dhe Daniel njihen tashmë për aventurat e tyre të çmendura dimërore, por fotografi ka paralajmëruar që askush tjetër nuk duhet të provojë të hyjë në ujë në këto kushte.
Pasojat mund të ishin fatale. JOQ Albania