Infeksioni rrezikon t’i marrë jetën, i riu kërkon ndihmën e shqiptarëve për operacionin

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.02.2019, 22:29

Aksidenti automobilistik që pësoi në 2007-ën i ndryshoi përgjithmonë jetën. Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Gentian Ndoj, i cili tashmë rrezikon dhe jetën. Si pasojë e aksidentit, ai pësoi dëmtime të rënda në gjymtyrët e të dyja këmbëve dhe e ka ndjeshmërinë zero.

Në mesazhin e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, thuhet se Gentiani ka kryer 9 ndërhyrje kirurgjikale, të cilat rezultuan pa sukses. Ai tashmë prej vitesh është i prekur nga infeksioni Osteomyeltis, i cili ka marrë shkallë të lartë dhe rrezikon t’i helmojë gjakun.

Të riut i ka dhënë shpresë një spital një Itali, i cili mund t’i shpëtojë jetën, pavarësisht se do të sakrifikojë njërën këmbë. Personi që dërgoi mesazhin në redaksinë e JOQ Albania, ka bashkangjitur edhe numrin e llogarisë së mëposhtme, ku kërkohet ndihma e shqiptarëve, në mënyrë që Gentianit t’i shpëtohet jeta.

Mesazhi i dërguar në redaksinë e JOQ Albania

Apel për ndihmë! 31 Vjeçari Gentian Ndoj rrezikon jetën!Ne moshen 20 vjeçare në vitin 2007 Gentiani pesoi një aksident Automobilistik dhe demtoi dy frakturat e femurit bilateral Sinister edhe dexter. Demtoi dhe dy nervat ishiatik ku në gjymtyret e dy kembeve e ka ndjeshmerine zero. Gentiani ka kryer 9 intervente kirurgjikale në Shqipëri por pa sukses. Ka 10 vite me infeksionin Osteomyelitis , edhe 1 fistul të ngjitur në një nerv në kofshën e djathtë. Pas analizave te fundit rezulton se infeksioni ka marr shkalle te larte Dhe rrezikon helmimin në gjak. Mund të humbasë njërën këmbë por të pakten të shpëtoje me jete! Gentiani ka shpresë për kurim tek një spital privat në Itali Ospedale Codivilla Putti Di Cortina D'Ampezzo. TË GJITHË ATO NJERËZ ME VULLNET TË MIRË MUND TË JAPIN KONTRIBUTIN E TYRE NË LLOGARINË E MËPOSHTME.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit