Nëna e 16-vjeçares A.G, është deklaruar me lotë në sy për rastin që i ka ndodhur vajzës së saj viteve të fundit, kohë që ajo kishte qenë viktimë e abuzimit seksual herë nga një mësues e herë nga një polic.
Ajo ka thënë se për mësuesin kishte qenë në dijeni edhe më herët, por jo edhe për policin që e kishte abuzuar seksualisht e që më pas sipas dyshimeve të Prokurorisë e kishte detyruar edhe të abortonte.
“Për mësuesin që kanë thanë e ka dhunuar e kanë ditë, cika ka lajmëruar. Më ka thënë: nënë, kështu-kështu”, ka deklaruar ajo shkurt.
Nëna thotë se një natë më parë i kishte rrëfyer edhe për policin, ku i kishte treguar ngjarjen.
“Çka më ka gjet mua më tha. I thash hajt cika jem se u ba tash, ama për policin nuk e kemi ditë sen”, ka deklaruar ajo.
Sidoqfotë, për rastin kanë reaguar shoqëria civile, gazetarët por edhe krerët shtetërorë, të cilët njëzëri kanë dënuar aktin.
Ndryshe, pas këtyre ngjarjeve që lidhen me një mësues dhe polic të dyshuar për dhunim, si dhe një mjek që dyshohet se kreu abortim të paligjshëm, nesër do të protestohet në Kosovë.