Thaçi: “Kutia e Pandorës” është e hapur në Ballkan, Putin jep mesazhin e fortë

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 06.02.2019, 19:21

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ky është momenti më i përshtatshëm për të arritur një marrëveshje me Serbinë, edhe pse ka shumë kohë që diskutohet për një gjë të tillë.

Në një intervistë, Thaçi tha se mesazhi që Presidenti Putin i ka dhënë është që nëse palët bien dakord, Rusia do t'i mbështesë. Kutia e Pandorës në Ballkan është e hapur dhe vetëm një marrëveshje paqësore do ta mbyllë këtë kuti dhe do t'i japë fund përfundimisht luftës mes serbëve dhe shqiptarëve.

Deklarata e Hashim Thaçi-t:

Si mund të na njohë Serbia ne? Si mund ta bindim Rusinë për tu anëtarësuar në OKB. Është momenti tani sepse Serbia në Rambuje nuk ka marrë pjesë në nënshkrim, e ka refuzuar marrëveshjen. Tani është në tavolinën e diskutimit dhe shpreh vullnet për të diskutuar për mundësinë e arritjes së një marrëveshje. Do jetë shumë e vështirë për arritjen e një marrëveshje. Mund të them që vetëm një përgjegjësi e lartë mund të reflektojë për vendimmarrjen për nënshkrimin e një marrëveshje, sepse nuk do jetë e lehtë as për Serbinë dhe as për Kosovën. Ajo që mund të them është se Serbia është e përfshirë në dialog, ka shprehur vullnetin për të diskutuar mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por në të njëjtën kohë edhe Rusia ka dërguar mesazhin që nëse palët merren vesh ne do ta mbështesim, gjë që ma ka konfimruar personalisht edhe Presidenti Putin. Ata që flasin për Kutinë e Pandorës, Kutia e Pandorës është e hapur në Ballkan. Unë mendoj se një marrëveshje paqësore e mbyll Kutinë e Pandorës. Sot jam më optimist sesa kam qenë më herët. Shpresoj që nesër do jem edhe me optimist sesa sot. Unë ftoj gjithë spektrin politik për reflektim në interes shtetëror mbi politikat ditore apo grupore apo partiake, gjë që besoj në pjekurinë e spektrit politik kosovar, por edhe të shoqërisë civile, medias. Marrëveshja paqësore Kosovë -Serbi nënkupton kurrë më luftë mes shqiptarëve dhe serbëve, nënkupton paqe përfundimtare. Në pastaj kemi rrugën tonë për në NATO dhe BE dhe Serbia ka rrugën e vet. Përndryshe do ta bllokojmë njëra-tjetrën në perspektivën euro-atlantike Kosovën dhe të ardhmen evropiane të Serbisë. E kemi obligim arritjen e kësaj marrëveshje edhe për hir të fëmijëve tonë."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit