Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi është intervistuar sot në zyret e Gjykatës Speciale në Prishtinë. Në një konferencë për mediat, avokati i tij mbrojtës, Tomë Gashi ka thënë se rasti i ftesave ka qenë shumë specifik deri në ditën e sotme.
Deklarata e Tomë Gashit:
Sylejman Selimi ka qenë i ftuar që të jap dëshminë e tij, e ka dhënë deklaratën në orën 09:00 në zyrat e Speciales në Prishtinë. Ai ka qenë i ftuar me ftesë të rregullt, nuk ka qenë kërkesa të merret në pyetje në Hagë.
Ai i ka dhënë gjitha shpjegimet që janë kërkuar prej tij.”
Sipas avokatit, Selimi është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.
Gashi shton:
Secili që është në cilësinë e të dyshuarit nuk mund të bëhet publike se për çfarë është marrë në pyetje, ka qenë marrje në pyetje e përgjithshme.”
Gashi ka thënë se intervista ka zgjatur jo shumë minuta.