Ju është thyer ndonjë herë zemra nga dikush qe e keni dashur shumë? Ju kanë tradhtuar? Ju kanë ndjekur? Keni qenë ndonjë herë më ndonjë person të lig dhe më pas jeni penduar?
Nëse i jeni përgjigjur me ‘po’ ndonjërës prej pyetjeve më sipër, atëherë me shumë siguri do të donit të “hakmerreshit” ndaj atij ish-it që për pak të shkatërroi jetën.
Kështu, një kopsht zoologjik australian ka ardhur me një ide brilante për ditën e Shën Valentinit. Tashmë, Wild Life Sydney Zoo do t’i lejojë të gjithë personat e interesuar që të emërojnë një gjarpër me emrin e ish-it të tyre.
Në një postim në Instagram, kopshti zoologjik shkruante:
Për t’i vënë një gjarpri emrin e ish-it tuaj duhet të dhuroni 1 dollar për kopshtin zoologjik. JOQ Albania