Ëndrra bëhet realitet, shqiptarja me sindromën Down, fillon punë si asistente stomatologe

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 05.02.2019, 18:53

Eloida është një shembull për të gjithë. Edhe pse ajo vuan nga sindroma Down, 18-vjerçarja zgjedh të motivojë të gjithë personat që kanë sindromën Down që të ndjekin ëndrrat e tyre. Sot është dita e tretë e punës e Eloidës si asistente e një stomatologu në qytetin e Ferizajt.

Eloida Alija ecën në në rrugëtimin e saj plot buzëqeshje. Ëndrra e saj më e madhe është plotësuar dhe për këtë ajo falenderon stomatologun Burim Buzhala që i hapi dyert e punës së tij.

Buzhala ka thënë se punësimi i Eloidës ka qenë ndjenja më e mirë që e ka pasur ndonjëherë.

Stomatolgu shprehet:

Së pari Eloidën e kam njohur si paciente. Pastaj duke menduar se sa janë të shtypura kategoritë e tilla që kanë nevojë për mbështetje, më lindi ideja dhe mora iniciativë për ta punësuar. Natyrisht për të dhënë mesazh jo vetëm te kolegët, por edhe te profesionet e tjera. Është shumë entuziaste. Edhe neve po na emocionon me dëshirën për punë. Po na pëlqen iniciativa që merr. Sapo ulet pacientja, vendos dorezat, na sjell edhe neve dorezat.”

Nëna e saj, Indira Alija ishte shoqëruesja më e mirë përgjatë gjithë këtyre viteve. Ajo e ka mbështetur vajzën e saj në çdo hap të jetës, duke e motivuar për të arritur edhe më shumë gjëra, pasi Eloida mundet që të jetë dikush i rëndësishëm në jetë.

Deklarata e nënës:

Ky lajm për ne ka qenë shumë i mirë dhe shumë emocionues. Eloidën e kam dërguar gjithmonë në çdo aktivitet dhe nuk kam dashur që të jetë e mbyllur për shkak se njerëzit duhet ta shohin që edhe këta i përkasin kësaj bote. Le të shohin njerëzit që edhe këta dinë dhe ja dalin. Por, lajmi më i mirë ka qenë kur jam njoftuar nga doktori që do të punësoj si asistente në klinikën e tij. Ka qenë surprizë për Eloidën. Kisha pasur dëshirë që të jetë mesazh për të gjithë që kanë mundësi, çdo institucion të përkrahë këta persona me nevoja të veçanta.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit