Një 27-vjeçar në Indi ka paditur prindërit e tij të cilët, sipas tij, e kanë sjellë në jetë pa pëlqimin e tij.
Sado e çuditshme të duket, është e vërtetë. Raphael Samuel shprehet se prindërit e sollën në jetë vetëm për kënaqësinë e tyre.
Ai thotë se ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me prindërit e tij, por e krahasoi të paturit fëmijë me rrëmbimin dhe skllavërinë.
Megjithëse thotë se është i kënaqur me jetën që ka, Samuel shton:
"Anti-natalizmi", një zgjedhje për të mos u riprodhuar, po zë vend kohëve të fundit në Indi ku grupe të shumta njerëzish po përdorin Facebook për të përhapur lëvizjen 'pa fëmijë'.