Një prezantuese televizioni në Argjentinë ka ndaluar transmetimin për t’u përballur me një burrë nga publiku që po i filmonte të pasmet.
25-vjeçarja, Maria Sol Perez po raportonte përpara një turme për programin televiziv, Gente Opinando, kur një tjetër prezantues nga studioja ndaloi diskutimin.
Pollo Alvarez i shpjegoi koleges së tij nga terreni se dikush nga publiku mbrapa po i filmonte të pasmet. Burri me celularin në dorë, ndodhej pas kordonit, në krah të Marias duke e filmuar atë nga mbrapa.
Gjithsesi, 25-vjeçarja nuk e la me aq. Ajo shkoi dhe i drejtoi mikrofonin duke e pyetur se çfarë ishte duke bërë.
Maria e pyeti:
Ai më pas e pranoi që po i filmonte të pasmet dhe shtoi gjithashtu qe do ta ndante videon me kolegët e punës. JOQ Albania