Vuçiq thotë se “do të bëjë gjithçka” për ta parandaluar luftën me Kosovën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.02.2019, 10:56

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq thotë se është i gatshëm të bëjë gjithçka që mundet, gjithçka që nuk është poshtërim dhe shkatërrim i Serbisë, për të parandaluar çdo konflikt lufte, duke mbrojtur dinjitetin e Serbisë.

Ai ka kritikuar opozitën e tij që po "shesin patriotizëm", duke i akuzuar se po vjedhin shtetin dhe po mbajnë fëmijët jashtë Serbisë, transmeton JOQ Kosova.

“Mos, sepse luftoj për Kosovën më mirë se ju, dhe unë e kam ruajtur atë … dhe sot serbët në veri dhe Graçanicë ndjehen më të lirë se sa ishin 10 vjet më parë kur ata ishin të shqetësuar për sigurinë e tyre çdo ditë, ata janë ende të shqetësuar sot, por të paktën pak më pak. Dhe mos më mbani leksione patriotike, mos më flisni ju politikanë që vidhni para dhe i fshihni fëmijët jashtë vendit“, tha Vuçiq.

Këto reagime të Vuçiq vijnë në një kohë kur për luftën u fol edhe në Kosovë, nga kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri.

Ai tha se në rast se preket Mitrovica do të ketë luftë, sipas tij, të paparë më herët. Pas këtyre fjalëve kishte ardhur reagimi i homologut nga komuna veriore, i cili kërkoi nga KFOR të rris sigurinë, duke i cilësuar deklarimet e Bahtirit si kërcënim.

Ndryshe, kohët e fundit janë acaruar raportet në mes Kosovës dhe Serbisë, sidomos muajt e fundit kur po flitet për një marrëveshje finale.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit