Prekese! Sabriut nuk i varrosën nënën pa para, si u detyrua djaloshi të shiste viçin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05.02.2019, 09:38

Sabri Beqiri është shqiptari nga Akrshtica e Vushtrrisë, historia e trishtë e të cilit po i prek të gjithë.

Dy ditë më parë ai humbi nënën e tij dhe në mënyrë që të mund të varroste nënë e tij, në Vushtrri e detyruan të paguajë 417 euro.

Në pamundësi ekonomike e i zhytur në varfëri, Sabriu u detyrua të shesë viçin në mënyrë që nëna e tij të varrosej sipas ritit islam.

Historia e tij tejet e trishtë ka thyer zemrat e të gjithëve.

Sabri Beqiri nga Akrashtica e Vushtrrisë jeton në varfëri të skajshme. Dy ditë më parë atij i vdiq nëna, ndërsa Bashkësia Islame në Vushtrri e detyroi të paguajë për antarësi shumën prej 417 eurove.

Kryefamiljari u detyrua të shes viçin në mënyrë që nëna e tij të varrosej sipas ritit islam, ani pse klerikët fetarë kanë thënë se këto raste janë të lira nga pagesa, raporton JOQ Kosova.

Beqiri thotë se kur shkoi në Bashkësinë Islame, ata e kanë pyetur se, meqë nuk ka paguar anëtarësi, në mos nuk është mysliman.

Ai thotë se është shqetësuar me këtë qasje dhe i ka konfirmuar zyrtarëve të BIK se është mysliman mirëpo familja e tij është një rast social.

Ndërkohë, nga BIK nuk kanë pranuar të flasin në detaje. Njeriu që ia mori paratë tha për media se "vetëm e ka kryer punën e tij", ndërkohë që kryetari i BIK-ut, Shemsi Rrahimi, shtoi se rastet sociale janë të përjashtuara nga pagesa.

Sidoqoftë, paratë dalin se i janë vjedhur të varfërit, pasi vetëm dy ditë para se t'i vdiste nëna, Komuna e Vushtrrisë dhe BIK-u kishin vazhduar marrëveshjen që Komuna të paguajë shpenzimet për varrime.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit