Ana Brnabiq, e para e Kryeministrisë së Serbisë dhe partnerja e saj Milica Gjuriq, do të bëhen prindër shumë shpejt.
Kjo pasi, siç raportojnë mediat, Gjuriq ka mbetur shtatzënë përmes mbarësimit artificial para disa muajsh, transmeton JOQ Kosova.
“Milica Gjuriqit ka shkuar në pushim të shtatzënësisë në Qendrën Klinike të Serbisë, më saktësisht në Qendrën për radiologji dhe rezonancë magnetike, ku është edhe e punësuar”, raporton reviata Gloria.
Ndërkohë kryeministrja serbe nuk ka pranuar të flas lidhur me këtë temë, duke thënë se ështê çështje private.
Ndryshe, me marrjen e detyrës, Brnabiq u bë kryeministrja e parë homoseksuale në Serbi.