Gjatë ditës së djeshme janë arratisur dy të burgosur në Burgun e Smrekonicës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, raporton JOQ Kosova.
Mediat raportojnë se të burgosurit kanë qenë të dënuar për vjedhje dhe grabitje.
Burgu i Smrekonicës gjendet rrugës magjistrale Prishtinë- Mitrovicë.
Në Burgun e Smrekonicës të burgosurit janë me vepra të lehta dhe dënimet ndaj tyre kryesisht arrijnë deri në 3 vjet.