Lajm i keq për përdoruesit e Apple, përditësimi në iOS 12.1.4 mban me vete një surprizë aspak të këndshme

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03.02.2019, 12:05

Nëse iPhone juaj po punon me përditësimet e fundit të sistemit operues, iOS 12, me shumë mundësi jeni në telashe të mëdha.

Apple ka konfirmuar së fundmi një surprizë të pakëndshme për iOS 12.1.4, i cili supozohej të ishte shpëtim për problemet që kanë pasur së fundmi pajisjet.

Duke folur për MacRumors, Apple ka deklaruar se dëshiron t’u kërkojë ndjesë sinqerisht të gjithë përdoruesve të iPhone-ve të cilët janë prekur, nga ai që është cilësuar si virusi më i keq në historinë e iOS-it, por paralajmëroi se rregullimi për të do të vonohet.

Edhe pse supozohej të rregullohej me instalimin e iOS 12.1.3.

Virusi ndodhet në aplikacionin FaceTime dhe po lejon që përdoruesit e Apple të përgjohen duke u aktivizuar, pa dijeninë e tyre, kamerën dhe mikrofonin.

Video-telefonatat në grup janë çaktivizuar nga kompania në mbarë botën dhe pritet që të rikthehen me aktivizimin e iOS 12.1.4.

Se çfarë do të ndodhë me miliona përdorues të iPhone, që nuk e përditësojnë smartfonin e tyre menjëherë në iOS 12.1.4 pasi të jetë lëshuar, dhe bisedat e grupit të jenë riaktivizuar, mbetet për t'u parë.

Në fund të fundit, nëse Apple nuk ka ndonjë formë të re mbrojtjeje, përdoruesit do të ekspozohen sërish. Mbetet për t’u përmendur se hera e fundit që Apple nxitoi për përditësimin e iOS-it, ishte një katastrofë e vërtetë...JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit