Ushtrisë së Kosovës i ikin 71 ushtarë serbë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.02.2019, 11:17

71 pjesëtarë të komunitet serb kanë marrë vendim të largohen nga Forca e Sigurisë së Kosovës, nga presionet që kanë marrë nga Serbia.

Këtë e bën të ditur, ministri Rrustem Berisha në intervistë për Ekonomia Online, i cili shton se aktualisht nuk ka dalje të reja, ndërsa për mungesat e tyre, thotë se do të zëvendësohet, transmeton JOQ Kosova.

“Nuk ka dalje të reja, tani mendoj që edhe presioni është në rënie e sipër, por ne e vlerësojmë që edhe në të ardhmen çdo ditë e më shumë ky presion do bie, deri më tani në bazë të informatave që ne posedojmë janë diku 71 serb që vec e kanë marrë vendimin për largim, edhe ato vende të punës tani me këtë kampanjën rekrutuese do të plotësohen vendet e tyre me komunitetet jo shumicë, atë serb”, tha Berisha.

Sipas Berishës, janë 300 të interesuar që të plotësojnë këto zbrasëtira të ish pjesëtarëve serb në FSK.

“Interesimi ka qenë edhe në vitin e kaluar, ne i kemi rreth 300 të interesuar që interesohen për të i plotësuar këto 70 vende por nuk do thotë që ky numër nuk do të rritet gjatë fushatës rekrutuese, sa më shumë të interesuar, mundësia jonë është që ti përzgjedhim ata që i plotësojmë standardet edhe kushtet që janë të parapara me rregullore dhe ligje në fuqi brenda forcës. 650 pjesëtarëve të rijë të uniformuar, ku në mesin e tyre do jetë edhe plotësimi i vendeve të punës sa i përket minoritetit serb, siç e dini edhe më herët ka qenë përmes medieve si numër dhe i keni ngarkuar për shkak që nuk kanë mundur të përballojnë presionin nga jashtë”, bëri të ditur Berisha.

Ndryshe, FSK është shndërruar në ushtri më 14 dhjetor të vitit që lamë pas, duke sjellë reagime të shumta të Serbisë e Rusisë. Për të u diskutua edhe në OKB, me kërkesë të Rusisë dhe Serbisë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit