Një 38-vjeçar nga Pakistani ka mbetur i paralizuar pasi këmbët e tij u bënë gjigante si pasojë e një infeksioni.
Rreth 5 vite më parë, Shahid Hussain u infektua nga një lloj paraziti, i cili i shkaktoi edhe infeksionin e rëndë.
Infeksioni parazit, i cili ndalon lëngjet dhe toksinat e padëshiruara që të largohen nga indet, shkakton ënjtje të pjesëve të caktuara të trupit.
Tashmë që këmbët e tij peshojnë plot 50 kg, Hussain ka mbetur i lidhur pas shtratit pasi nuk mund të lëvizë më.
Bashkëshortja e tij, Fatima shprehet:
Hussain është vizituar tek një numër i madh mjekësh, por shumica e tyre thonë që sëmundja e tij është shumë e rëndë për t’u kuruar.