Edhe pse vetëm 18 ditë na ndajnë nga eventi “Unpacked” që do të mbahet nga Samsung, “thashethemet” rreth gjeneratës së re vazhdojnë të shtohen.
Kësaj radhe rrjedhja e informacionit vjen nga një burim i besueshëm i teknologjisë, Roland Quandt, i cili me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter tregoi specifikat e katër modeleve të reja.
Sipas tij, Samsung pritet të sjellë:
Galaxy S10E 6/128GB në ngjyrat: e zezë, e jeshile, e bardhë, e verdhë,
Galaxy S10 6/128GB, 8/512GB në ngjyrat: e zezë, e jeshile, e bardhë, e bardhë, blu
Galaxy S10+ 6/128GB, 8/512GB në ngjyrat: e zezë, e bardhë, blu
Galaxy S10+ 12GB/1TB vetëm në ngjyrë të bardhë ose të zezë.