“E kemi ngrënë bukën jashtë duke u dridh si qeni”/ Punëtori rrëfen tmerrin në fabrikën e këpucëve

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02.02.2019, 19:17

Kompanitë private janë vënë shpesh në qendër të vëmendjes për shfrytëzimin që u bëjnë punëtorëve të tyre, sidomos ato të fasonerisë, apo sikurse është rasti konkret një fabrikë këpucësh.

Nga një denoncim i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, qytetari bën me dije se në fabrikën e këpucëve të quajtur "ENDI SH.P.K", punëtorët shfrytëzohen dhe jo vetëm që paguhen shumë pak, por edhe kushtet minimale të ngrënies nuk ju ofrohen.

Qytetari tregon se në këtë fabrikë ka shkuar për vizitë edhe kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Vangjush Dako, por mbajti vetëm një fjalim dhe asgjë nuk ndryshoi.

Denoncimi i plotë i qytetarit:

Përshendetje Jeta Osh Qef. Un që po ju shkruaj jam një punëtor që punoj në një fabrikë këpucësh të quajtur "ENDI SH.P.K" Dua të denoncoj këtu padrejtësitë që na bëhen në këtë kompani. Punojmë nga e hëna në të shtunë, madje shumicën e rasteve dhe të dielën...rroga më e madhe është 260 mijë lekë të vjetra...ky zotëri që ka në pronësi këtë kompani (që nuk dihet se kush është) ka në pronësi dhe 3 fabrika të tjera në pronësi...kur merret një punëtor i ri në këtë fabrikë nuk kërkohet asnjë lloj dokumenti,veç një kartë identiteti sa për të të mësuar emrin...nuk kërkohet as vërtetim mjekoligjor nëse je i aftë për punë dhe asgjë...fabrika nuk ka asnjë lloj sistemi ngrohje, ftohje...tani në dimër e kemi ngrënë bukën jashtë duke u dridh si qeni, as mensë për të ngrënë nuk ka...fushatën e kaluar në këtë fabrikë ishte për fushatë vet Kryeministri dhe Vangjush Dako, e panë me sytë e tyre këtë katastrofë, por veç pimë diçka bashkë me to, mbajtën një fjalim dhe ikën...ne ngelëm prap aty ku ishim...tani që shteti ka vendosur rritjen e rrogës bazë, kompania na ka njoftuar që do ti kalojë lekët në bankë sa për ti deklaruar dhe nëse kemi marre më tepër se çdo kompani, ne do ja kthejmë firmës mbrapsht...kur hyn në punë nuk të pyet njeri nëse don ta firmosësh kontratën e punës apo jo...nuk ka kontratë pune fare...punëtorët nuk kanë uniformë fare...dhe më e çuditshmja është se kjo fabrikë ndodhet mu para syve të shtetit dhe mu në midis të vendit dhe kurrë nuk kemi parë nji herë të vetme kontroll me sy...ky pasurimi i këtij pronari në vetëm 3 vite me 3 fabrika, mos ndoshta ka ndonjë Vangjush ortak ose përqindjemarrës? Ju lutem bëjeni publike që ta marrin vesh edhe ata që mendojnë se rilindja po vendos rregull në këtë vend...a kështu vendoset rregulli? ju lutem ju lutem anonim...se po u mor vesh un humbas vendin e punës."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit