Një adoleshent është bërë milioner brenda natës, pa lëvizur as gishtin më të vogël për t’i fituar.
Dane Gillespie mund të quhet pa frikë si djali më fatlum në Belfast tani.
18-vjeçari ishte duke pritur një çek prej £ 8,900 nga gjyshja e tij dhe për këtë arsye ishte duke kontrolluar online llogarinë e tij bankare.
Por në vend të parave që priste, ai mori një surprizë të këndshme pasi zbuloi se ishte pranuesi i lumtur i 10 milion eurove. Të paktën për disa orë.
Nëna e tij, Caroline, u shpreh për Belfast Live:
Gjithsesi, statusi i milionerit për studentin në Belfast zgjati vetëm për pak orë pasi banka e rregulloi shpjet gabimin që kishte bërë me shumën. JOQ Albania