Mesa duket të veshësh një pallto në Newcastle, edhe kur është acar jashtë, është shenjë dobësie.
Të rinjtë e Britanisë së Madhe bënë dalje sërish natën e shkuar, pavarësisht temperaturave të ftoha dhe borës. Shumica prej nesh do të kishin veshur të paktën në një xhaketë, por jo këta njerëz.
Ata janë parë duke ecur nëpër Newcastle të veshur shumë hollë, vajzat sidomos, edhe pse temperaturat kishin rënë deri në -4.2 gradë Celsius.
Sfiduesit e të ftohtit janë fotografuar duke ecur rrugëve të qytetit të mbuluara nga bora me veshje të holla. Nuk mungonin as rastet ku vajzat kishin dalë zbathur, me sandale. JOQ Albania