Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se në seancën e nesërme do të shkarkohet Ministri i Bujqësisë Nenad Rikallo, i cili vjen nga Lista Serbe.
Limaj ka thënë se shkarkimi i ministrit Nenad Rikallo, është kërkesë që e kanë pranuar me kohë, raporton JOQ Kosova.
Për largimin e Rikallos u kërkua nga PSD, e cila parti e ka vendosur si kusht për votim të buxhetit.
Qeveria deri tani kishte premtuar përmbushje të kushteve, por pa pranuar se ministri serb i Kosovës do të shkarkohej.
Ministri Rikallo ka bojkotuar punën që nga arrestimi i Marko Gjuriqit që ndodhi muaj më parë.