Gjykata Themelore në Prizren ka lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Remzi Shala, i njohur me nofkën e luftës si “Molla e Kuqe”.
Shala kishte munguar në seancën e 9 janarit në Gjykatën Themelore Prizren në gjykimin rreth vrasjes së Haxhi Perteshit në vitin 1998, raporton JOQ Kosova.
Mungesa e tij e shtyri trupin gjykues që lëshojë urdhër që Shala të sillet me Polici në gjykatë.
Pasi që fillimisht gjyqtarja kishte lëshuar urdhëresë, për Policinë e Kosovës, që për Remzi Shalën të kërkojnë informacione shtesë për vendndodhjen e tij, Policia nuk kishte arritur ta gjente e as të siguronte informacione shtesë për vendndodhjen e tij.