Një shtet për facebook dhe instagram!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.02.2019, 16:13

Opinion nga Endrit Hoxhaj

Rrojmë një kohë virtuale. Shqiptarët, absolutisht po jetojnë në kohën virtuale dhe kanë harruar atë realen. Sot pakënaqësitë ndaj pushtetit shprehen virtualisht! Protestat dhe vlerësimet negative ndaj qeverisjes së Shqipërisë bëhen përmes internetit.

Edhe statistikat e qeverisë varen nga rrjetet sociale! Jetojmë në një kohë ku qeveria, ministrat, deputetët etj., e drejtojnë Shqipërinë nga rrjetet sociale. Performanca e punës së çdo ministrie a institucioni varet nga share/like-t që merren në rrjetet sociale... Sot çdo i pashkollë bëhet i rëndësishëm falë vëmendjes që ai merr në rrjetet sociale! Vetëm përmes tyre i jepet vëmendje çdo krimineli, banditi, injoranti njësoj si një nobelisti! Rrjetet sociale kanë sjellë tek shqiptarët më shumë vrasje, dhunë, tradhti dhe mjerim të vlerave njerëzore.

Para disa ditësh, nga instagrami, njerëzit u vranë për tradhtinë bashkëshortore... Sot çdokush jeton në luksin virtual dhe vuan në ambientin real! Aktualisht, në rrjetet sociale të gjithë shqiptarët duket sikur jetojnë mes mirëqenies së madhe (me makina të shtrenjta, pushiume në çdo cep të botës etj., por realisht është e kundërta e medalies). Sot përmes internetit çdo fëmijë e di si bëhet seksi, si vritet njeriu, si bëhet korrupsioni, si gënjehet, si përdhunohet! Sot seksi bëhet në rrjetet sociale jo në krevatin real...!

Sot çdo femër e lumtur në fb, nuk egziston e tillë jashtë facebook-ut. Sot shkuesija dhe njohjet po bëhen në rrjetet sociale! Shqiptarët martohen në rrjete sociale e ndahen në jetën reale. Sot celebrimi ka më shumë vlerë në fb se në gjendje civile! Sot zhveshja është marketing për vëmendje të pamerituar në shoqëri! Sot edhe hija është më e famshme se Ismail Kadare! Sot më vlerë ka by..a sesa mendja! Sot, sallat e operimeve dhe spitalet jane ne fb, sot mendimet dhe veprimet jepen dhe merren nga “miqtë” virtualë në rrjete. Sot bëhet vetëm show, sepse janë të paktë ata që i duan dhe repsektojnë vërtet prindërit dhe familjarët jashtë rrjeteve sociale...!

Edhe fëmijët po lindin dhe rriten në rrjetet sociale... Virtualitet për shumë njerëz nuk është bota reale e tyre! Sot, virtualiteti i ka bërë njerëzit me personalitet të dyfishtë dhe ky është problemi më i madh i jetës sonë.

Akoma më i dhimbshëm është sot personaliteti i dyfishtë, me të cilin po rritet brezi i ri... E keqja më e madhe që po sjellin momentalisht rrjetet sociale, janë dëmtimi i vlerave shoqërore, dëmtimi i trurit shqiptar, humbja e ralitetit, ftohja mes njerëzve dhe mbi të gjitha amoraliteti...!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit