Serbët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiq, për të protestuar para zyrave të Bashkimit Europian dhe të EULEX-it në Mitrovicë.
Me anë të kësaj proteste ata kundërshtojnë “Aneksimin e Mitrovicës së Veriut”, raporton JOQ Kosova.
Simiq ka thënë se Prishtina ka paralajmëruar aneksimin e Mitrovicës së Veriut dhe gjithë pjesës veriore.
Ai tha se Lista Serbe do t’u japë përkrahje të gjitha protestave dhe u ka bërë thirrje atyre të protestojnë në mënyrë të qetë.